-
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Marcos 14:51|
Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.
-
52
|Marcos 14:52|
Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.
-
53
|Marcos 14:53|
Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.
-
54
|Marcos 14:54|
Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.
-
55
|Marcos 14:55|
Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.
-
56
|Marcos 14:56|
Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.
-
57
|Marcos 14:57|
Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:
-
58
|Marcos 14:58|
'Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar"'.
-
59
|Marcos 14:59|
Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.
-
60
|Marcos 14:60|
Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: "Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31