-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Marcos 14:41|
Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: "Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.
-
42
|Marcos 14:42|
Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!'.
-
43
|Marcos 14:43|
Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.
-
44
|Marcos 14:44|
Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: "Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt'.
-
45
|Marcos 14:45|
Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: "Rabbi, Rabbi!'; dhe e puthi përzemërsisht!
-
46
|Marcos 14:46|
Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.
-
47
|Marcos 14:47|
Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.
-
48
|Marcos 14:48|
Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: "Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?
-
49
|Marcos 14:49|
E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!'.
-
50
|Marcos 14:50|
Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31