-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 6:1|
Pastaj doli prej andej dhe erdhi në vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.
-
2
|Marcos 6:2|
Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t´i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: "Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç´dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?
-
3
|Marcos 6:3|
A s´është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?'. Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.
-
4
|Marcos 6:4|
Por Jezusi u tha atyre: "Asnjë profet s´është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet'.
-
5
|Marcos 6:5|
Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.
-
6
|Marcos 6:6|
Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
-
7
|Marcos 6:7|
Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t´i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra.
-
8
|Marcos 6:8|
Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;
-
9
|Marcos 6:9|
dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika.
-
10
|Marcos 6:10|
U tha akoma: "Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19