-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Marcos 6:41|
Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t´ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.
-
42
|Marcos 6:42|
Të gjithë hëngrën sa u ngopën.
-
43
|Marcos 6:43|
Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.
-
44
|Marcos 6:44|
Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.
-
45
|Marcos 6:45|
Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t´i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.
-
46
|Marcos 6:46|
Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t´u lutur.
-
47
|Marcos 6:47|
U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.
-
48
|Marcos 6:48|
Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t´i kalonte.
-
49
|Marcos 6:49|
Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,
-
50
|Marcos 6:50|
sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: "Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!'
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31