-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 6:21|
Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.
-
22
|Marcos 6:22|
Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: "Më kërko ç´të duash dhe unë do të ta jap'.
-
23
|Marcos 6:23|
Dhe iu betua: "Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!'.
-
24
|Marcos 6:24|
Ajo doli dhe i tha s´ëmës: "Çfarë duhet t´i kërkoj?' Ajo u përgjigj: "Kokën e Gjon Pagëzorit!'.
-
25
|Marcos 6:25|
Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: "Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit'.
-
26
|Marcos 6:26|
Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.
-
27
|Marcos 6:27|
Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit.
-
28
|Marcos 6:28|
Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s´ëmës.
-
29
|Marcos 6:29|
Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.
-
30
|Marcos 6:30|
Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31