-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 2:1|
Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;
-
2
|Marcos 2:2|
dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.
-
3
|Marcos 2:3|
Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.
-
4
|Marcos 2:4|
Por, duke qenë se nuk mund t´i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
-
5
|Marcos 2:5|
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: "O bir, mëkatet e tua të janë falur!'.
-
6
|Marcos 2:6|
Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:
-
7
|Marcos 2:7|
'Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?'.
-
8
|Marcos 2:8|
Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: "Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?
-
9
|Marcos 2:9|
Çfarë është më lehtë: t´i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t´i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?
-
10
|Marcos 2:10|
Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19