-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 2:21|
Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.
-
22
|Marcos 2:22|
Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj'.
-
23
|Marcos 2:23|
Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.
-
24
|Marcos 2:24|
Dhe farisenjtë i thanë: "Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?'.
-
25
|Marcos 2:25|
Por ai u tha atyre: "A nuk keni lexuar vallë ç´bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç´qenë me të?'.
-
26
|Marcos 2:26|
Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t´i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?'.
-
27
|Marcos 2:27|
Pastaj u tha atyre: "E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.
-
28
|Marcos 2:28|
Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31