-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 14:11|
Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t´i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
-
12
|Marcos 14:12|
Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: "Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?'.
-
13
|Marcos 14:13|
Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: "Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.
-
14
|Marcos 14:14|
Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".
-
15
|Marcos 14:15|
Atëherë ai do t´ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne'.
-
16
|Marcos 14:16|
Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.
-
17
|Marcos 14:17|
Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët.
-
18
|Marcos 14:18|
Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: "Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë'.
-
19
|Marcos 14:19|
Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t´i thoshin njëri pas tjetrit: "Mos jam unë?'. Dhe një tjetër tha: "Mos jam unë?'.
-
20
|Marcos 14:20|
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31