-
-
Bibla Shqiptare
-
-
61
|Marcos 14:61|
Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: "A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?'.
-
62
|Marcos 14:62|
Dhe Jezusi tha: "Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit'.
-
63
|Marcos 14:63|
Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: "Ç´nevojë kemi më për dëshmitarë?
-
64
|Marcos 14:64|
Ju e dëgjuat blasfeminë, ç´ju duket?'. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.
-
65
|Marcos 14:65|
Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t´ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t´i thonë: "Profetizo!'. Dhe rojat e godisnin.
-
66
|Marcos 14:66|
Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.
-
67
|Marcos 14:67|
Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: "Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas'.
-
68
|Marcos 14:68|
Por ai e mohoi duke thënë: "Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua'. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.
-
69
|Marcos 14:69|
Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t´u flasë të pranishmëve: "Ky është një nga ata'.
-
70
|Marcos 14:70|
Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: "Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31