-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Marcos 14:31|
Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: "Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë'. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.
-
32
|Marcos 14:32|
Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: "Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur'.
-
33
|Marcos 14:33|
Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;
-
34
|Marcos 14:34|
dhe u tha atyre: "Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar'.
-
35
|Marcos 14:35|
Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.
-
36
|Marcos 14:36|
Dhe tha: "Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!'.
-
37
|Marcos 14:37|
Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: "Simon, po fle? s´ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?
-
38
|Marcos 14:38|
Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët'.
-
39
|Marcos 14:39|
U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.
-
40
|Marcos 14:40|
Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t´i përgjigjeshin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31