-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 15:21|
Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.
-
22
|Marcos 15:22|
Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".
-
23
|Marcos 15:23|
I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
-
24
|Marcos 15:24|
Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t´i binte secilit.
-
25
|Marcos 15:25|
Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.
-
26
|Marcos 15:26|
Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".
-
27
|Marcos 15:27|
Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.
-
28
|Marcos 15:28|
Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: "Ai u përfshi ndër keqbërësit'.
-
29
|Marcos 15:29|
Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: "Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,
-
30
|Marcos 15:30|
shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 14-17