-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 9:11|
Pastaj e pyetën duke thënë: "Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?'.
-
12
|Marcos 9:12|
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Elia me të vërtetë duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë; por, ashtu siç është shkruar për Birin e njeriut, ai duhet të vuajë shumë gjëra dhe të përçmohet.
-
13
|Marcos 9:13|
Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç´deshën, ashtu siç është shkruar për të'.
-
14
|Marcos 9:14|
Mbasi u kthye te dishepujt, pa një turmë të madhe rreth tyre dhe disa skribë që po grindeshin me ta.
-
15
|Marcos 9:15|
Dhe menjëherë e gjithë turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap për ta përshëndetur.
-
16
|Marcos 9:16|
Atëherë ai i pyeti skribët: "Për çfarë po diskutoni me ta?'.
-
17
|Marcos 9:17|
Dhe dikush nga turma, duke u përgjigjur, tha: "Mësues, të prura djalin tim që ka një frymë memece,
-
18
|Marcos 9:18|
dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët. Dhe u thashë dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata s´e bënë dot.
-
19
|Marcos 9:19|
Dhe ai duke u përgjigjur tha: "O brez që s´beson, deri kur do të jem me ju? Deri kur do t´ju duroj? Ma sillni këtu!'.
-
20
|Marcos 9:20|
Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30