-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 9:21|
Dhe Jezusi e pyeti babanë e atij: "Sa kohë ka që i ndodh kështu?'. Dhe ai tha: "Që në fëmijëri.
-
22
|Marcos 9:22|
Shpesh e ka hedhur në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar por, nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!'.
-
23
|Marcos 9:23|
Dhe Jezusi i tha: "Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson'.
-
24
|Marcos 9:24|
Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: "Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim'.
-
25
|Marcos 9:25|
Atëherë Jezusi, duke parë se po vinte turma me vrap, e qortoi frymën e ndyrë duke thënë: "O frymë memece dhe e shurdhët, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!'.
-
26
|Marcos 9:26|
Dhe demoni, duke bërtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fëmija mbeti si i vdekur, saqë shumë njerëz thoshin: "Ka vdekur'.
-
27
|Marcos 9:27|
Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.
-
28
|Marcos 9:28|
Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: "Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?'.
-
29
|Marcos 9:29|
dhe ai u tha atyre: "Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim'.
-
30
|Marcos 9:30|
Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30