-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 11:21|
Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: "Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë'.
-
22
|Marcos 11:22|
Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Kini besimin e Perëndisë!
-
23
|Marcos 11:23|
Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t´i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t´i bëhet.
-
24
|Marcos 11:24|
Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t´i merrni dhe ju do t´i merrni.
-
25
|Marcos 11:25|
Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t´ju falë mëkatet tuaja.
-
26
|Marcos 11:26|
Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t´jua falë mëkatet tuaja'.
-
27
|Marcos 11:27|
Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,
-
28
|Marcos 11:28|
dhe i thanë: "Me ç´pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t´i kryer këto gjëra?'.
-
29
|Marcos 11:29|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Edhe unë do t´ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t´ju them me ç´pushtet i bëj këto gjëra.
-
30
|Marcos 11:30|
Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31