-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 11:11|
Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.
-
12
|Marcos 11:12|
Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.
-
13
|Marcos 11:13|
Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s´gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
-
14
|Marcos 11:14|
Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: "Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë'. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.
-
15
|Marcos 11:15|
Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t´i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
-
16
|Marcos 11:16|
Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.
-
17
|Marcos 11:17|
Dhe i mësonte duke u thënë atyre: "Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!'.
-
18
|Marcos 11:18|
Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.
-
19
|Marcos 11:19|
Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.
-
20
|Marcos 11:20|
Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31