-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 8:11|
Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.
-
12
|Marcos 8:12|
Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: "Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t´i jepet asnjë shenjë'.
-
13
|Marcos 8:13|
Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.
-
14
|Marcos 8:14|
Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s´kishin asgjë përveç një buke.
-
15
|Marcos 8:15|
Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: "Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!'.
-
16
|Marcos 8:16|
Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: "Nuk kemi bukë'.
-
17
|Marcos 8:17|
Jezusi e vuri re dhe u tha: "Përse dis-kutoni që s´keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?
-
18
|Marcos 8:18|
Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?
-
19
|Marcos 8:19|
Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?'. Ata thanë: "Dymbëdhjetë'.
-
20
|Marcos 8:20|
'Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?'. Dhe ata thanë: "Shtatë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31