-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 8:21|
Dhe ai u tha atyre: "Po si, ende nuk po kuptoni?'.
-
22
|Marcos 8:22|
Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.
-
23
|Marcos 8:23|
Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
-
24
|Marcos 8:24|
Dhe ai, duke hapur sytë, tha: "Po shoh njerëz si pemë që ecin'.
-
25
|Marcos 8:25|
Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
-
26
|Marcos 8:26|
Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: "Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat'.
-
27
|Marcos 8:27|
Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: "Kush thonë njerëzit se jam unë?'.
-
28
|Marcos 8:28|
Ata u përgjigjën: "Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët'.
-
29
|Marcos 8:29|
Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam?'. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: "Ti je Krishti'.
-
30
|Marcos 8:30|
Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31