-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Marcos 1:41|
Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: "Po, e dua, qofsh pastruar!'.
-
42
|Marcos 1:42|
Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.
-
43
|Marcos 1:43|
Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,
-
44
|Marcos 1:44|
duke i thënë: "Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta'.
-
45
|Marcos 1:45|
Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.
-
1
|Marcos 2:1|
Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;
-
2
|Marcos 2:2|
dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.
-
3
|Marcos 2:3|
Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.
-
4
|Marcos 2:4|
Por, duke qenë se nuk mund t´i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
-
5
|Marcos 2:5|
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: "O bir, mëkatet e tua të janë falur!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 7-8