-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Marcos 16:3|
Dhe thonin në mes tyre: "Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?'.
-
4
|Marcos 16:4|
Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.
-
5
|Marcos 16:5|
Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.
-
6
|Marcos 16:6|
Dhe ai u tha atyre: "Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.
-
7
|Marcos 16:7|
Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë'.
-
8
|Marcos 16:8|
Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë.
-
9
|Marcos 16:9|
Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.
-
10
|Marcos 16:10|
Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.
-
11
|Marcos 16:11|
Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.
-
12
|Marcos 16:12|
Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 7-8