-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Marcos 2:6|
Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:
-
7
|Marcos 2:7|
'Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?'.
-
8
|Marcos 2:8|
Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: "Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?
-
9
|Marcos 2:9|
Çfarë është më lehtë: t´i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t´i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?
-
10
|Marcos 2:10|
Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,
-
11
|Marcos 2:11|
unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!"'.
-
12
|Marcos 2:12|
Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: "Një gjë të tillë s´e kemi parë kurrë!'.
-
13
|Marcos 2:13|
Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.
-
14
|Marcos 2:14|
Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha: "Ndiqmë!'. Ai u ngrit dhe e ndoqi.
-
15
|Marcos 2:15|
Dhe ndodhi që, kur Jezusi ishte në tryezë në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe me dishepujt e tij; në fakt ishin shumë ata që e ndiqnin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 7-8