-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Hebreos 2:7|
Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij'. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,
-
8
|Hebreos 2:8|
por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.
-
9
|Hebreos 2:9|
Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.
-
10
|Hebreos 2:10|
Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t´i quajë vëllezër,
-
11
|Hebreos 2:11|
duke thënë: "Vëllezërve të mi do t´ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës'.
-
12
|Hebreos 2:12|
Edhe më: "Do të shpresoj në të'. Dhe përsëri: "Ja unë, dhe fëmijët që m´idha Perëndia'.
-
13
|Hebreos 2:13|
Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,
-
14
|Hebreos 2:14|
edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.
-
15
|Hebreos 2:15|
Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.
-
16
|Hebreos 2:16|
Prandaj ai duhej t´u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t´u bërë pajtim për mëkatet e popullit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5