-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hebreos 1:11|
dhe ti do t´i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë'.
-
12
|Hebreos 1:12|
Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: "Rri në të djathtën time, gjersa t´i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua'?
-
13
|Hebreos 1:13|
A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?
-
14
|Hebreos 1:14|
Prandaj ne duhet t´u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.
-
1
|Hebreos 2:1|
Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,
-
2
|Hebreos 2:2|
si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,
-
3
|Hebreos 2:3|
ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.
-
4
|Hebreos 2:4|
Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,
-
5
|Hebreos 2:5|
por dikush dëshmoi diku duke thënë: "Ç´është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?
-
6
|Hebreos 2:6|
Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5