-
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Hebreos 13:14|
Dhe mos harroni bamirësinë dhe t´u jepni ndihmë të tjerëve, sepse Perëndisë i pëlqejnë flijime të tilla.
-
15
|Hebreos 13:15|
Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t´ju sillte dobi.
-
16
|Hebreos 13:16|
Lutuni për ne, sepse ne besojmë se kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë.
-
17
|Hebreos 13:17|
Dhe ju bëj thirrje edhe më shumë ta bëni këtë, që unë të kthehem te ju sa më parë.
-
18
|Hebreos 13:18|
Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht,
-
19
|Hebreos 13:19|
ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
-
20
|Hebreos 13:20|
Dhe ju lutem, o vëllezër, ta mbani këtë fjalë këshillimi, sepse ju shkrova shkurt.
-
21
|Hebreos 13:21|
Ta dini se vëllai Timoteu u lirua nga burgu. Nëse mbërrin së shpejti, unë do të vij te ju bashkë me të.
-
22
|Hebreos 13:22|
Përshëndetni të gjithë të parët tuaj dhe gjithë shenjtorët! Ju përshëndesin ata të Italisë.
-
23
|Hebreos 13:23|
Hiri qoftë mbi ju të gjithë! Amen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5