- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									29
									 
									 
									|Números 34:29|
									Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t´u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Números 35:1|
									Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Números 35:2|
									"Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t´u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t´u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Números 35:3|
									Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t´u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Números 35:4|
									Kullotat e qyteteve që do t´u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Números 35:5|
									Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes.  Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve  që do t´u përkasin Levitëve.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Números 35:6|
									Ndër qyetet që do t´u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t´u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Números 35:7|
									Gjithsej qytetet që do t´u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Números 35:8|
									Qytetet që do t´u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t´u japë Levitëve  ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me  trashëgiminë që do t´i takojë".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Números 35:9|
									Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15