-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Números 1:51|
Kur tabernakulli duhet të zhvendoset, Levitët do ta bëjnë pjesë-pjesë; kur tabernakulli duhet të ndalet, ata do ta ngrenë; dhe i huaji që do të afrohet do të dënohet me vdekje.
-
52
|Números 1:52|
Bijtë e Izraelit do t´i ngrenë çadrat e tyre secili në kampin e vet, secili pranë flamurit të vet, simbas renditjes së tyre.
-
53
|Números 1:53|
Por Levitët do t´i ngrenë çadrat e tyre rreth tabenakullit të dëshmisë me qëllim që mëria ime të mos bjerë mbi asamblenë e bijve të Izraelit; kështu Levitët do të kujdesen për tabernakullin e dëshmisë".
-
54
|Números 1:54|
Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.
-
1
|Números 2:1|
Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
-
2
|Números 2:2|
"Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.
-
3
|Números 2:3|
Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;
-
4
|Números 2:4|
ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
-
5
|Números 2:5|
Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;
-
6
|Números 2:6|
ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5