-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Hageo 2:16|
Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.
-
17
|Hageo 2:17|
Unë ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshër në çdo punë të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
-
18
|Hageo 2:18|
"Mendohuni mirë që sot e tutje, nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, nga dita kur u hodhën themelet e tempullit të Zotit. Mendoni këtë:
-
19
|Hageo 2:19|
a ka akoma grurë në hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë akoma fryt. Por që nga kjo ditë e tutje, unë do t´ju bekoj".
-
20
|Hageo 2:20|
Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:
-
21
|Hageo 2:21|
"Foli Zorobabelit, qeveritarit të Judës, dhe i thuaj: "Unë do t´i bëj qiejt dhe dheun të dridhen,
-
22
|Hageo 2:22|
do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.
-
23
|Hageo 2:23|
Atë ditë", thotë Zoti i ushtrive, "unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im", thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur"", thotë Zoti i ushtrive.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7