-
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Oseas 2:20|
Do të fejohesh me mua në besnikëri, dhe ti do të njohësh Zotin.
-
21
|Oseas 2:21|
Atë ditë do të ndodhë që unë do të përgjigjem", thotë Zoti. "Do t´i përgjigjem qiellit dhe ky do t´i përgjigjet tokës;
-
22
|Oseas 2:22|
dhe toka do të përgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe këta do t´i përgjigjen Jezreelit.
-
23
|Oseas 2:23|
Unë do të mbjell për vete mbi tokë dhe do të më vijë keq për Lo-ruhamahun; dhe do t´i them Lo-amit: "Ti je populli im", dhe ai do më përgjigjet: "Ti je Perëndia im"".
-
1
|Oseas 3:1|
Zoti më tha akoma: "Shko dhe dashuro një grua të dashuruar nga një dashnor dhe që është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive të tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit".
-
2
|Oseas 3:2|
Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi,
-
3
|Oseas 3:3|
dhe i thashë: "Ti do të rrish shumë ditë me mua; nuk do të kurvërohesh dhe nuk do të jesh e asnjeriut; po kështu do të veproj unë me ty".
-
4
|Oseas 3:4|
Sepse bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa kryetar, pa flijim dhe pa shtyllë të shenjtë, pa efod dhe pa idhuj të shtëpisë.
-
5
|Oseas 3:5|
Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do të kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij në mbarim të ditëve.
-
1
|Oseas 4:1|
Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: "Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16