-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Oseas 14:3|
Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t´i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".
-
4
|Oseas 14:4|
"Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t´i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.
-
5
|Oseas 14:5|
Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t´i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit.
-
6
|Oseas 14:6|
Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.
-
7
|Oseas 14:7|
Ata që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia dhe do të jenë të famshëm si vera e Libanit.
-
8
|Oseas 14:8|
Efraimi do të thotë: "Çfarë më lidh më me idhujt?". Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të. Unë jam si një selvi përherë e blertë; fryti yt vjen te unë".
-
9
|Oseas 14:9|
Kush është i urtë, t´u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t´i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4