-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Reyes 12:1|
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur aty për ta bërë mbret.
-
2
|1 Reyes 12:2|
Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte në Egjipt, ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), dhe Jeroboami jetonte në Egjipt.
-
3
|1 Reyes 12:3|
Atëherë dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë asambleja e Izraelit erdhën t´i flasin Roboamit dhe i thanë:
-
4
|1 Reyes 12:4|
"Yt atë e ka bërë zgjedhën tonë të rënde; tani ti lehtëso skllavërinë e ashpër të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që na ka imponuar dhe ne do të të shërbejmë".
-
5
|1 Reyes 12:5|
Ai iu përgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unë pas tri ditëve". Dhe populli iku.
-
6
|1 Reyes 12:6|
Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe u tha: "Çfarë më këshilloni t´i përgjigjem këtij populli?".
-
7
|1 Reyes 12:7|
Ata iu përgjigjën, duke thënë: "Në rast se sot ti do të bëhesh shërbëtor i këtij populli dhe do t´i shërbesh, në rast se do të tregohesh mirëdashës me ta dhe do t´u thuash fjalë të mira, ata do të jenë shërbëtorë të tu përjetë".
-
8
|1 Reyes 12:8|
Por Roboami hodhi poshtë këshillën që i dhanë pleqtë dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,
-
9
|1 Reyes 12:9|
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t´i përgjigjem këtij populli që më foli, duke më thënë: "Lehtëso zgjedhën që na ka vënë yt atë"?".
-
10
|1 Reyes 12:10|
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të iu përgjigjën, duke thënë: "Kështu do t´i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke të thënë: "Yt atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani ti lehtësoje atë". Kështu do t´u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë nga brinjët e atit tim;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7