-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Apocalipsis 19:1|
Dhe pas këtyre dëgjova në qiell zërin e madh të një turme të shumtë, duke thënë: "Aleluja! Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë sonë,
-
2
|Apocalipsis 19:2|
sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij! Ai në fakt gjykoi laviren e madhe, që e prishi dheun me kurvërinë e saj, dhe mori hak për gjakun e shërbëtorëve të vet të derdhur prej dorës së saj'.
-
3
|Apocalipsis 19:3|
Dhe thanë për të dytën herë: "Aleluja! Dhe tymi i saj ngjitet në shekuj të shekujve'.
-
4
|Apocalipsis 19:4|
Dhe ranë përmbys të njëzet e katër pleqtë, dhe të katër qeniet e gjalla, dhe adhuruan Perëndinë, që ulej mbi fron, duke thënë: "Amen, Aleluja!'.
-
5
|Apocalipsis 19:5|
Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: "Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë'.
-
6
|Apocalipsis 19:6|
Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: "Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!.
-
7
|Apocalipsis 19:7|
Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t´i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!
-
8
|Apocalipsis 19:8|
Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve'.
-
9
|Apocalipsis 19:9|
Dhe më tha: "Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit'. Dhe më tha: "Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë'.
-
10
|Apocalipsis 19:10|
Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: "Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10