-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Apocalipsis 5:1|
Dhe pashë një engjëll të fuqishëm, që proklamoi me zë të madh: "Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?'.
-
2
|Apocalipsis 5:2|
Po kurrkush, as në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, nuk mund të hapte librin e ta shihte atë.
-
3
|Apocalipsis 5:3|
Edhe unë qaja shumë, sepse s´qe gjetur asnjë i denjë të hapë dhe të lexojë librin, dhe as ta shohë.
-
4
|Apocalipsis 5:4|
Atëherë një nga pleqtë më tha: "Mos qaj; ja, Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij'.
-
5
|Apocalipsis 5:5|
Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër gjenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun.
-
6
|Apocalipsis 5:6|
Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron.
-
7
|Apocalipsis 5:7|
Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.
-
8
|Apocalipsis 5:8|
Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: "Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,
-
9
|Apocalipsis 5:9|
dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe'.
-
10
|Apocalipsis 5:10|
Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10