-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Apocalipsis 16:1|
Pastaj dëgjova një zë të madh nga tempulli që u thoshte të shtatë engjëjve: "Shkoni dhe derdhni mbi dhe kupat e zemërimit të Perëndisë'.
-
2
|Apocalipsis 16:2|
I pari shkoi dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë, dhe një ulçerë e ligë dhe e dhimbshme goditi njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin figurën e saj.
-
3
|Apocalipsis 16:3|
Pastaj engjëlli i dytë e derdhi kupën e tij në det; dhe u bë gjak si i një të vdekuri dhe çdo qenie e gjallë në det vdiq.
-
4
|Apocalipsis 16:4|
Edhe engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenj dhe në burimet e ujërave; dhe u bë gjak.
-
5
|Apocalipsis 16:5|
Dhe dëgjova engjëllin e ujërave duke thënë: "Ti je i drejtë, o Zot, që je që ishe dhe që do të vish, i Shenjti që gjykoi këto gjëra.
-
6
|Apocalipsis 16:6|
Ata kanë derdhur gjakun e shenjtorëve dhe të profetëve, dhe ti u dhe atyre të pijnë gjak, sepse është shpërblimi që ata meritojnë'.
-
7
|Apocalipsis 16:7|
Dhe dëgjova një tjetër që thoshte nga altari: "Po, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm, gjykimet e tua janë të vërteta dhe të drejta'.
-
8
|Apocalipsis 16:8|
Dhe engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi dielli; dhe iu dha atij të djegë njerëzit me zjarr.
-
9
|Apocalipsis 16:9|
Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t´i japin lavdi atij.
-
10
|Apocalipsis 16:10|
Dhe engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës; dhe mbretëria e tij u mbulua me terr; dhe njerëzit kafshonin gjuhët e tyre nga dhembja,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10