-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Apocalipsis 20:1|
Dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës, dhe një zinxhir të madh në dorë.
-
2
|Apocalipsis 20:2|
Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,
-
3
|Apocalipsis 20:3|
dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë.
-
4
|Apocalipsis 20:4|
Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
-
5
|Apocalipsis 20:5|
Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë.
-
6
|Apocalipsis 20:6|
I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.
-
7
|Apocalipsis 20:7|
Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,
-
8
|Apocalipsis 20:8|
dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t´i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.
-
9
|Apocalipsis 20:9|
Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t´i përpijë.
-
10
|Apocalipsis 20:10|
Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10