-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Apocalipsis 11:1|
dhe oborrin që është jashtë tempullit lëre dhe mos e mat, sepse u është dhënë johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.
-
2
|Apocalipsis 11:2|
Dhe unë do t´u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.
-
3
|Apocalipsis 11:3|
Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.
-
4
|Apocalipsis 11:4|
Dhe, nëse ndokush dëshiron t´u bëjë keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabëron armiqtë e tyre; dhe kushdo që dëshëron t´u bëjë keq atyre, në këtë mënyrë duhet vrarë.
-
5
|Apocalipsis 11:5|
Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t´i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.
-
6
|Apocalipsis 11:6|
Dhe kur ta kryejnë dëshminë e tyre, bisha që ngjitet nga humnera do të bëjë luftë kundër tyre, edhe do t´i mundë ata, dhe do t´i vrasë.
-
7
|Apocalipsis 11:7|
Dhe kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili frymërisht quhet Sodomë dhe Egjipt, ku është kryqëzuar edhe Zoti ynë.
-
8
|Apocalipsis 11:8|
Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.
-
9
|Apocalipsis 11:9|
Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t´i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe'.
-
10
|Apocalipsis 11:10|
Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10