-
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Apocalipsis 3:12|
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave'.
-
13
|Apocalipsis 3:13|
'Dhe engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: këtë thotë Ameni, Dëshmitari besnik dhe i vërtetë, Fillimi i krijesës së Perëndisë.
-
14
|Apocalipsis 3:14|
Unë njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë!
-
15
|Apocalipsis 3:15|
Por, mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë e as i ngrohtë, unë do të të vjell nga goja ime.
-
16
|Apocalipsis 3:16|
Sepse ti thua: "Unë jam i pasur, u pasurova dhe s´kam nevojë për asgjë"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur.
-
17
|Apocalipsis 3:17|
Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr që të bëhesh i pasur; edhe petka të bardhë që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; edhe vajos sytë e tu me kolir, që të shohësh.
-
18
|Apocalipsis 3:18|
Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.
-
19
|Apocalipsis 3:19|
Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.
-
20
|Apocalipsis 3:20|
Kujt fiton do t´i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.
-
21
|Apocalipsis 3:21|
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10