-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Apocalipsis 22:8|
Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m´itregonte këto gjëra.
-
9
|Apocalipsis 22:9|
Dhe ai më tha: "Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!'.
-
10
|Apocalipsis 22:10|
Pastaj më tha: "Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër.
-
11
|Apocalipsis 22:11|
Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.
-
12
|Apocalipsis 22:12|
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t´i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.
-
13
|Apocalipsis 22:13|
Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit'.
-
14
|Apocalipsis 22:14|
Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.
-
15
|Apocalipsis 22:15|
Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.
-
16
|Apocalipsis 22:16|
'Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t´ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit'.
-
17
|Apocalipsis 22:17|
Dhe Fryma dhe nusja thonë: "Eja!'. Dhe ai që dëgjon le të thotë: "Eja!'. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10