-
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Apocalipsis 21:25|
Dhe portat e tij nuk do të mbyllen asnjëherë gjatë ditës, sepse nuk do të ketë asnjëherë natë.
-
26
|Apocalipsis 21:26|
Edhe në të do të sjellin lavdinë dhe nderin e kombeve.
-
27
|Apocalipsis 21:27|
Edhe nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit.
-
1
|Apocalipsis 22:1|
Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.
-
2
|Apocalipsis 22:2|
Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.
-
3
|Apocalipsis 22:3|
Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t´i shërbejnë;
-
4
|Apocalipsis 22:4|
ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.
-
5
|Apocalipsis 22:5|
Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
-
6
|Apocalipsis 22:6|
Dhe më tha: "Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t´u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.
-
7
|Apocalipsis 22:7|
Ja, unë vij shpejt; lum ai që i ruan fjalët e profecisë së këtij libri'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13