-
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Apocalipsis 21:5|
Dhe ai që rrinte mbi fron tha: "Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja'. Dhe më tha: "Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike'.
-
6
|Apocalipsis 21:6|
Edhe më tha: "U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t´i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.
-
7
|Apocalipsis 21:7|
Kush fiton do t´i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.
-
8
|Apocalipsis 21:8|
Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë'.
-
9
|Apocalipsis 21:9|
Pastaj erdhi drejt meje një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat plot me shtatë plagët e fundit, dhe foli me mua, duke thënë: "Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit'.
-
10
|Apocalipsis 21:10|
Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madh dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,
-
11
|Apocalipsis 21:11|
duke pasur lavdinë e Perëndisë. Dhe shkëlqimi i saj i ngjante me një gur shumë të çmuar, si gur diaspri kristalor.
-
12
|Apocalipsis 21:12|
Ai kishte një mur të madh dhe të lartë me dymbëdhjetë porta, dhe te portat dymbëdhjetë engjëj, dhe emra të shkruar mbi to, të cilat janë emrat e të dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit.
-
13
|Apocalipsis 21:13|
Nga lindja ishin tri porta, nga veriu tri porta, nga jugu tri porta dhe nga perëndimi tri porta.
-
14
|Apocalipsis 21:14|
Dhe muri i qytetit kishte dymbëdhjetë themele dhe mbi to ishin emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7