-
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Apocalipsis 5:9|
dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe'.
-
10
|Apocalipsis 5:10|
Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,
-
11
|Apocalipsis 5:11|
që thoshnin me zë të madh: "I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin'.
-
12
|Apocalipsis 5:12|
Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhe, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat sa janë në to, që thoshnin: "Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve'.
-
13
|Apocalipsis 5:13|
Dhe të katër qeniet e gjalla thoshnin: "Amen!'. Dhe të njëzet e katër pleq ranë përmbys dhe adhuruan atë që rron në shekuj të shekujve.
-
14
|Apocalipsis 5:14|
Pastaj pashë kur Qengji hapi të parën nga të shtatë vulat, dhe dëgjova një nga të katër qeniet e gjalla që thoshte si me zë bubullime: "Eja e shiko'.
-
1
|Apocalipsis 6:1|
Dhe unë pashë, dhe ja, një kalë i bardhë. Dhe ai që e kalëronte kishte një hark; dhe atij iu dha një kurorë, dhe ai doli jashtë si fitimtar dhe për të fituar.
-
2
|Apocalipsis 6:2|
Kur ai hapi vulën e dytë, dëgjova qenien e dytë të gjallë që thoshte: "Eja dhe shiko'.
-
3
|Apocalipsis 6:3|
Atëherë doli jashtë një kalë tjetër i kuq; dhe atij që e kalëronte iu dha të hiqte paqen nga dheu që njerëzit të vrasin njëri-tjetrin, dhe iu dha atij një shpatë e madhe.
-
4
|Apocalipsis 6:4|
Dhe kur ai hapi vulën e tretë, dëgjova qenien e tretë e gjallë që thoshte: "Eja dhe shiko'. Dhe pashë dhe ja, një kalë i zi; dhe ai që e kalëronte kishte një peshore në dorën e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13