-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Tito 2:1|
pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.
-
2
|Tito 2:2|
Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,
-
3
|Tito 2:3|
që t´i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,
-
4
|Tito 2:4|
të jenë fjalëpakë, të dlira, t´i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
-
5
|Tito 2:5|
Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,
-
6
|Tito 2:6|
duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,
-
7
|Tito 2:7|
një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.
-
8
|Tito 2:8|
Shërbëtorët t´u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t´i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,
-
9
|Tito 2:9|
të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.
-
10
|Tito 2:10|
Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10