- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Juan 4:11|
									Nga kjo ne njohim se qëndrojmë në të dhe ai në ne, sepse ai na ka dhënë nga Fryma e tij.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Juan 4:12|
									Dhe ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për të qënë Shpëtimtar i botës.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Juan 4:13|
									Ai që rrëfen se Jezusi është Biri i Perëndisë, Perëndia qëndron në të dhe ai në Perëndinë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Juan 4:14|
									Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Juan 4:15|
									Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Juan 4:16|
									Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Juan 4:17|
									Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Juan 4:18|
									Po të thotë dikush: "Unë e dua Perëndinë' dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Juan 4:19|
									Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Juan 4:20|
									Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18