- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Juan 5:11|
									Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Juan 5:12|
									Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Juan 5:13|
									Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Juan 5:14|
									Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t´i lutet Perëndisë, dhe ai do t´i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Juan 5:15|
									Çdo paudhësi është mëkat; por ka mëkat që nuk çon në vdekje.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Juan 5:16|
									Ne dimë se kushdo që ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton; ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Juan 5:17|
									Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Juan 5:18|
									Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Juan 5:19|
									Djema, ruani veten nga idhujt.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Juan 5:20|
									Plaku; zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj që i dua në të vërtetë, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18