- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Juan 1:1|
									hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Juan 1:2|
									U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Juan 1:3|
									Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Juan 1:4|
									Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Juan 1:5|
									Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Juan 1:6|
									Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Juan 1:7|
									Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Juan 1:8|
									Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Juan 1:9|
									sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Juan 1:10|
									Megjithse kisha shumë gjëra për t´ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t´ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18