-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Reyes 3:1|
Jehorami, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet me radhë.
-
2
|2 Reyes 3:2|
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit, por jo si i ati i tij dhe nëna e tij, sepse hoqi shtyllën e Baalit, të ndërtuar nga i ati.
-
3
|2 Reyes 3:3|
Megjithatë ai mbeti i lidhur me mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të mëkatojë, dhe nuk u shkëput nga ato.
-
4
|2 Reyes 3:4|
Mesha, mbret i Moabit, ishte një rritës dhensh dhe i paguante mbretit të Izraelit një haraç prej njëqind mijë qengjash dhe leshin e njëqind mijë deshve.
-
5
|2 Reyes 3:5|
Por me vdekjen e Ashabit, mbretit të Moabit u rebelua kundër mbretit të Izraelit.
-
6
|2 Reyes 3:6|
Atëherë mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe kërkoi të mblidhet tërë Izraeli;
-
7
|2 Reyes 3:7|
pastaj u nis dhe i çoi fjalë Jozafatit, mbretit të Judës: "Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje; a do të vish me mua për të luftuar kundër Moabit?". Ai u përgjigj: "Do të vij, ki besim tek unë ashtu si ke besim tek vetja jote, te populli im ashtu si te populli yt, te kuajt e mi ashtu si te kuajt e tu".
-
8
|2 Reyes 3:8|
Pastaj pyeti: "Nëpër çfarë rruge do të shkojmë?". Jehorami u përgjigj: "Nga rruga e shkretëtirës së Edomit".
-
9
|2 Reyes 3:9|
Kështu mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecën përqark shkretëtirës shtatë ditë, filloi t´i mungojë uji ushtrisë dhe kafshëve që e ndiqnin.
-
10
|2 Reyes 3:10|
Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkë këta tre mbretër për t´i dorëzuar në duart e Moabit!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11