-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|2 Reyes 3:8|
Pastaj pyeti: "Nëpër çfarë rruge do të shkojmë?". Jehorami u përgjigj: "Nga rruga e shkretëtirës së Edomit".
-
9
|2 Reyes 3:9|
Kështu mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecën përqark shkretëtirës shtatë ditë, filloi t´i mungojë uji ushtrisë dhe kafshëve që e ndiqnin.
-
10
|2 Reyes 3:10|
Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkë këta tre mbretër për t´i dorëzuar në duart e Moabit!".
-
11
|2 Reyes 3:11|
Por Jozafati pyeti: "A ka këtu ndonjë profet të Zotit me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin?". Njëri nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit u përgjigj dhe tha: "Kemi këtu Eliseun, birin e Shafatit, i cili derdhte ujë mbi duart e Elias".
-
12
|2 Reyes 3:12|
Jozafati tha: "Fjala e Zotit është me të". Kështu mbreti i Izraelit, Jozafati dhe mbreti i Edomit zbritën drejt tij.
-
13
|2 Reyes 3:13|
Por Eliseu i tha mbretit të Izraelit: "Ç´punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate!". Mbreti i Izraelit iu përgjigj: "Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkë të këta tre mbretër për t´i dorëzuar në duart e Moabit".
-
14
|2 Reyes 3:14|
Atëherë Eliseu tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive, në prani të të cilit ndodhem unë, po të mos ishte për respektin që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, nuk do të isha kujdesur aspak për ty dhe nuk do të të kisha begenisur as edhe me një shikim.
-
15
|2 Reyes 3:15|
Por tani më sillni një muzikant". Por ndodhi që, ndërsa muzikanti i binte harpës, dora e Zotit u ndodh mbi Eliseun.
-
16
|2 Reyes 3:16|
Atëherë ai tha: "Kështu flet Zoti: "Gërmoni shumë gropa në këtë luginë".
-
17
|2 Reyes 3:17|
Sepse kështu thotë Zoti: "Ju nuk do të shihni as erë, as shi; megjithatë kjo luginë do të mbushet me ujë; dhe do të pini ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja të transportit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4