-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Timoteo 2:11|
në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë.
-
12
|2 Timoteo 2:12|
Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.
-
13
|2 Timoteo 2:13|
Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.
-
14
|2 Timoteo 2:14|
Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.
-
15
|2 Timoteo 2:15|
Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,
-
16
|2 Timoteo 2:16|
dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër këta janë Himeneu dhe Fileti,
-
17
|2 Timoteo 2:17|
të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.
-
18
|2 Timoteo 2:18|
Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: "Zoti i njeh të vetët", dhe: "Le t´i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit".
-
19
|2 Timoteo 2:19|
Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar.
-
20
|2 Timoteo 2:20|
Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4