-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|3 Juan 1:1|
Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.
-
2
|3 Juan 1:2|
Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.
-
3
|3 Juan 1:3|
Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.
-
4
|3 Juan 1:4|
Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,
-
5
|3 Juan 1:5|
sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.
-
6
|3 Juan 1:6|
Ne e kemi për detyrë, pra, t´i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.
-
7
|3 Juan 1:7|
I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.
-
8
|3 Juan 1:8|
Prandaj, po të vij, do t´i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t´i presin e i përjashton nga kisha.
-
9
|3 Juan 1:9|
Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.
-
10
|3 Juan 1:10|
Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5