- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Amós 2:1|
									Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Moabit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka djegur kockat e mbretit të Edomit, duke i katandisur në gëlqere.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Amós 2:2|
									Prandaj do të dërgoj zjarr në Moab, që do të gllabërojë pallatet e Keriothit, dhe Moabi do të vdesë në mes të rrëmujës, të britmës së luftës dhe të tingullit të borive.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Amós 2:3|
									Do të shfaros nga mesi i tij gjykatësin dhe do të vras tërë krerët e tij bashkë me të", thotë Zoti.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Amós 2:4|
									Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Judës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse kanë përçmuar ligjin e Zotit dhe nuk kanë respektuar statutet e tij. Kështu idhujt, pas të  cilëve shkuan etërit e tyre, i kanë bërë të  devijojnë.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Amós 2:5|
									Prandaj do të dërgoj zjarr në Judë, që do të gllabërojë pallatet e Jeruzalemit".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Amós 2:6|
									Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Izraelit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e shesin me pare të drejtin dhe të varfrin për një palë sandale,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Amós 2:7|
									ata që dëshirojnë fort të shohin pluhurin e tokës mbi kryet e të varfërve dhe shkelin të drejtën e të përulurve. Një njeri dhe ati i tij shkojnë bashkë te po ajo vajzë, për të përdhosur emrin tim të shenjtë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Amós 2:8|
									Shtrihen rreth çdo altari me rroba që kanë marrë hua dhe në shtëpinë e perëndive të tyre pinë verën e atyre që janë dënuar me gjobë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Amós 2:9|
									Unë, pra, e shkatërrova para tyre Amoreon, që ishte i gjatë sa është i gjatë kedri dhe ishte fortë si lisi; unë shkatërrova frytin e tij lart dhe rrënjët e tij poshtë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Amós 2:10|
									Unë ju nxora gjithashtu nga vendi i Egjiptit dhe ju çova për dyzet vjet në shkretëtirë, për t´ju dhënë në trashëgimi vendin e Amoreut.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15