-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Amós 7:1|
Ja ç´më bëri të shoh Zoti, Zoti: ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.
-
2
|Amós 7:2|
Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë: "Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".
-
3
|Amós 7:3|
Zoti u pendua për këtë: "Kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti.
-
4
|Amós 7:4|
Ja ç´më bëri të shoh Zoti, Zoti: Zoti, Zoti shpalli se do mbronte çështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.
-
5
|Amós 7:5|
Atëherë unë i thashë: "Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".
-
6
|Amós 7:6|
Zoti u pendua për këtë: "As kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti, Zoti.
-
7
|Amós 7:7|
Ja ç´më bëri të shoh: Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.
-
8
|Amós 7:8|
Zoti më tha: "Amos, çfarë shikon?". Unë iu përgjigja: "Një plumbçe". Atëherë Zoti tha: "Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
-
9
|Amós 7:9|
Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit".
-
10
|Amós 7:10|
Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: "Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7