-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Amós 9:11|
"Atë ditë do të ngre përsëri tabernakullin e Davidit që ka rënë, do të ndreq të çarat e tij dhe do të ngre rrënojat e tij, dhe do ta rindërtoj si në ditët e lashta,
-
12
|Amós 9:12|
më qëllim që të zotërojnë kusurin e Edomit dhe tërë kombet ku i bëjnë thirrje emrit tim", thotë Zoti që do ta bëjë këtë.
-
13
|Amós 9:13|
"Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ai që lëron do t´i afrohet atij që korr dhe ai që shtrydh rrushin atij që hedh farën; atëherë malet do të kullojnë musht, që do të rrjedhë poshtë nëpër kodra.
-
14
|Amós 9:14|
Do ta kthej nga robëria popullin tim të Izraelit, dhe ata do të rindërtojnë qytetet e shkretuara dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të pijnë verën e tyre, do të punojnë kopshtet dhe do të hanë frytet e tyre.
-
15
|Amós 9:15|
Unë do t´i mbjell në tokën e tyre dhe nuk do të çrrënjosen kurrë më nga toka që u kam dhënë atyre, thotë Zoti, Perëndia yt".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16